Alessandro Canovi, agjent i mesfushorit të Interit, Thiago Motta, ka deklaruar se ish-lojtar i Barcelonës është i prirur të qëndrojë në klubin e tij aktual.
Italiani ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga Nerazzurrët, por përfaqësuesi i tij ka theksuar se mesfushori nuk ka ndërmend të largohet nga Giuseppe Meazza,ndërsa Motta do të preferonte të mbetet një lojtar i Inter, Canovi ka pranuar gjithashtu se ka pasur diskutime në lidhje me një zgjatje të kontratës.
“Synimi i Thiagos është shumë i qartë. Ai dëshiron të qëndrojë me Nerazzurrët,” tha Canovi për Tuttomercatoweb.
“Një rinovimi i kontratës? Nuk ka zhvillime të reja. Ne nuk jemi duke nxituar për të nënshkruar një marrëveshje të re, pasi ka ende mjaft kohë. Ne jemi duke pritur për thirrjen e Interit.”
Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në verën e vitit 2013. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 November 2011 11:28 