Kaljaritanët kanë gjetur tashmë një trajer të ri, pasi Ficcadentit iu dha urdhër të dorëzojë drejtimin e skuadrës pas një seri rezultateve të dobëta.
Cagliari kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare se kanë emëruar Davide Ballardini, si trajner të ri,47-vjeçar nënshkroi sot një kontratë me skuadrën nga Serie A.
Kaljari ishte në vëzhgim për një trajner të ri pasi i kishin ndarë rrugët me Massimo Ficcadentin më parë, pasi presidenti i klubit Massimo Cellino humbi durimin pas rezultateve zhgënjyese.
“Massimo Ficcadenti nuk është më trajneri i Cagliarit. Ne falënderojmë trajnerin dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në punën e tij bërë deri më tani,” thuhet në deklaratë në faqen zyrtare të klubit.
Ballardini më parë ka punuar në Cagliari nga viti 2005-06 dhe 2007-08 dhe tani është rikthyer me shpresë për të ndihmuar klubin.
Cagliari aktualisht janë në pozitën e 10 në Serie A me 13 pikë nga 10 ndeshje. Ata do të takohen me Interin më 19 nëntor. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 09 November 2011 18:57