The Sun thotë se Suarez kërkon nga Patric Evra t’i kërkojë falje nëse ai është i pastruar nga akuzat raciste mbi të.
Mbrojtësi i Manchester United, Evra e kishte akuzuar uruguaian, pas ndeshjes në Anfield muajin e kaluar.
Por sulmuesi i Liverpool është i bindur se nuk kishte shkelje dhe ka qenë i mbështetur maksimalisht edhe nga kampi i skuadrës.
Suarez tha: “Ne duhet të presim për të parë këtë çështje dhe pastaj njëri duhet të kërkoj falje dhe unë do të duhet t’i qartësoj gjërat me Evra.”
“FA po e heton rastin mirëpo deri me tani nuk vërehet që sulmuesi të ketë fyer ndonjëherë, sepse nuk ka asnjë provë që unë kam thënë diçka raciste. Unë nuk kam thënë kurrë në jetën time diçka të tillë.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 08 November 2011 11:23