Barcelona si gjithmonë e filloj mirë takimin mirëpo deri në minutën e 22’ nuk shënoj, derisa Cisovskyt ndërhyri ashpër në Messin dhe u akordua penallti për Barçën e më pas lojtari më i mirë në botë e ktheu në gol.
Video-golat e takimit, Viktoria Plzen vs Barcelon
Messi shënoj edhe golin e dytë personal dhe të 201-të në karrierën e tij në minutat shtesë të pjesës së parë dhe kaloj Barçën në avantazh për 2-0.
Në pjesën e dytë i riu i Barcelonës, Cuenca i cili po tregohet mjaftë i talentuar harkoj në zonë ku më së miri u gjend Cesc Fabnregas i cili shënoj për 3-0, ndodhi kjo në minutën e 72’.
Kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoj, Messi nuk mendoj ashtu dhe argjentinasi kompletoj hat-trikun e tij në minutat shtesë të takimin.
Barcelonën tani i prin grupit “H”e ndjekur nga Milan që ka dy pikë më pak.
Guardiola e ka festuar ndeshjen e 200-të me fitore të thellë ndërsa Lionel Messi ka arritur ti shënoj 202 gola deri më tani gjithashtu edhe portieri Victor Valdez ka hyrë në histori të Barcelonës pasi porta e tij nuk është mposhtur qe 914 minuta. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 02 November 2011 10:28 