Arsenal ka barazuar me skuadrën franceze të Marseille mirëpo prap i prin grupit “F” me tetë pikë, ndërsa Marseille ka një më pak.
Ndërsa kampionia e Gjermanisë e cila bën pjesë në grupin “F” Borussia Dortmund, ka shënuar fitore kundër Olympiakos Piraeus.
Borussia Dortmund gjendet në vendin e parafundit në grup me katër pikë, e ndjekur nga Olympiakos me tre pikë.
Chelseas e cila bën pjesë në grupin “E” ka barazuar kundër Genk-ut.
Skuadra nga Stamford Bridge kaluan të parët në epërsi me anë të Ramires, ndodhi kjo në minutën e 26’.
Vlen të theksohet se në minutën e 40 u akordua penallti për Chelsean mirëpo David Luiz dështoj nga pika e bardhë.
Në minutën e 61’ vendasit arritën ti barazojnë shifrat në 1-1, realizues ishte J. Vossen.
Edhe Valencia e cila bënë pjesë në grupin “E” ka shënuar fitore të rëndësishme përball gjermanëve të Bayer Leverkusenin me rezultat 3-1.
Në grupin “E” prin Chelsea me tetë pikë, Bayer Leverkuseni me gjashtë pikë, ndërsa Valencia gjendet në pozitën e tretë me pesë pikë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 02 November 2011 10:08