Ish lojtari i Barcelonës, i cili e pati fituar edhe Ligën e Kampionëve pikërisht aty ku e mori së fundmi edhe si trajner në Wembley sot udhëheq ndeshjen e 200-të si trajner i Barcelonës.
Skuadra e udhëhequr nga Guardiola ka nxitur shumë debat në mbarë botën sa i përket cilësisë madje shumë analistë dhe ekspertë të futbollit nuk hezitojnë ta quajnë edhe më të mirë se “Drem Team” i Barcelonës së udhëhequr nga Johan Cruyff.
Guardiola ka udhëhequr Barcelonën në 199 ndeshje gjithsejtë dhe ka fituar 12 tituj.
La Ligë: 124 ndeshje, 95 fitore, 21 barazime dhe 8 humbje, 3 tituj të fituar.
Copa del Rey: 22 ndeshje, 15 fitore, 4 barazime, 3 humbje, 1 titull të fituar.
Ligën e Kampionëve: 43 ndeshje, 25 fitore, 13 barazime, 5 humbje, 2 tituj të fituar.
Super-Kupa e Spanjës: 6 ndeshje, 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje, 3 tituj të fituar.
UEFA Super-Kupë: 2 ndeshje, 2 fitore, 2 tituj të fituar.
Kupa e Botës për Klube: 2 ndeshje, 2 fitore, 1 titull të fituar.
Guardiola sa i përket efikasitetit si trajner në 199 ndeshje ka gjithsejtë 143 fitore, 39 barazime dhe 17 humbje e kjo i bie se 71.85 për qind të ndeshjeve i ka të fituara, 19.6 për qind ka barazuar dhe 8.55 për qind ka pësuar disfatë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 01 November 2011 11:32 