Ylli i Barcelonës Lionel Messi dhe ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo janë në listën e ngushtë prej 23-lojtarëve për çmimin Ballon d’Or FIFA 2011.
Lista është e dominuar nga fituesit e Kupës së Botës, Spanja, me shtatë kandidatë për të fituar trofe, ndërsa fituesit e Copa Amerikës, Uruguaj kanë dy lojtarë.
Për më tepër, tre lojtarë gjermanë janë të përfshirë në listë, ndërsa Franca, Argjentina dhe Brazili kanë vetëm nga 2 kandidatë secila.
Sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto’o është i vetmi lojtar afrikan që bënë pjesë në këtë listë.
Mbajtësit e Ligës së Kampionëve, Barcelona kanë më së shumti lojtar në garë, gjithsejtë tetë individë në listën e 23-lojtarëve.
Fitues i çmimit do të zbulohet në Kongresshaus në Zyrih më 9 janar, 2012. Më 5 dhjetor 2011 FIFA dhe France Football do të njoftojë emrat e tre lojtarëve që kanë marrë më shumë vota.
Messi fitoi çmimin e vitit të kaluar, duke i lënë pas bashkë lojtarët si Andres Iniesta dhe Xavi.
Lista e plotë me emrat e lojtarëve:
Eric Abidal, Karim Benzema (Francë), Sergio Aguero, Lionel Messi (Argjentinë), Iker Casillas, Cesc Fabregas, Andres Iniesta, Gerard Pique, David Villa, Xabi Alonso, Xavi (Spanjë),
Cristiano Ronaldo, Nani (Portugali), Dani Alves, Neymar (Brazil), Samuel Eto’o (Kamerun), Diego Forlan, Luis Suarez (Uruguaj), Thomas Muller, Mesut Ozil, Bastian Schweinsteiger (Gjermani), Wayne Rooney (Angli) , Wesley Sneijder (Holandë).
Lista e plotë me emrat e trajnerëve:
Vicente Del Bosque (Spanjë ekipit kombëtar), Alex Ferguson (Manchester United), Rudi Garcia (Lille), Pep Guardiola (Barcelona), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Joachim Loë (Gjermani ekipit kombëtar), Jose Mourinho (Real Madrid), Oscar Tabarez (Uruguaj ekipit kombëtar), Andre Vila-Boas (Porto, Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal). (LajmeShqip.com)
Tuesday, 01 November 2011 10:42