Kampioni i Serie A mund të vendosë për të shitur brazilianin nëse çmimi është i drejtë, me klubet e tilla si Manchester City dhe Paris Saint-Germain që e kërkojnë me ngulm.

Alexandre Pato mund të jetë në rrugën e tij për tu larguar nga AC Milan në dritare transferimit të janarit dhe kuqezinjtë janë të gatshëm ta shëndrojnë në para brazilianin në qoftë se ata marrin një ofertë rreth 45 milionë euro raporton, calciomercato.com.
22-vjeçari thuhet se ka tërhequr interesimin e Manchester City dhe Paris Saint-Germain, dhe Milan do të mund të joshet për të shitur atë në mënyrë që të gjenerojnë fonde për të nënshkruar me një mesfushor të ri.
Massimiliano Allegri nuk e konsideron yllin brazilian të domosdoshëm, dhe është i etur për të shtuar një tjetër mesfushor në skuadrën e tij për të siguruar mbulimin për trion e plakur Mark Van Bomel, Clarence Seedorf dhe Massimo Ambrosini.
Shitja e Pato do ti sigurojë Milanos burimet financiare të nevojshme për të nënshkruar me Eriksenin e Ajax ose Casemiron e Sao Paulos.
Pato iu bashkua Milanit në janar të vitit 2008 dhe ka bërë mbi 100 paraqitje në Serie A për skuadrën nga San Siro. Kontrata e tij aktuale me Milan-in skadon në qershor të vitit 2014. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 18:24