Holandezi është në formë të mirë në këtë sezon, dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Chelseas.
Holandezi ka shënuar tashmë nëntë gola në pesë ndeshjet e fundit të tij, dhe të shtunën u bë golashënuesi më i mirë në Premierligë, me 10 gola.
Pas kthimit nga lëndimi, në nëntorin e kaluar, sulmuesi ka regjistruar 33 gola në 37 ndeshje të këtiji viti kalendarik.
Sulmuesi beson se ai mund të shënojë kundër çdo skuadre tjetër: “Unë ndjej se mund të shënoj kundër çdo skuadre në fushë.”
“Për mua është ndjenjë e mirë kur shënoj. Kjo nuk ka rëndësi kundër kujt luaj, ne gjithmonë krijojmë shanse.”
“Për të shënuar pesë gola në Stamford Bridge është një gjë e madhe, ne mund të jemi shumë krenarë për këtë”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 12:59