Trajneri holandez ishte mjaft i kënaqur me punën e skuadrës së tij në Bundesligën në ndeshjen e së shtunës dhe e përshëndeti ekipi i tij.
Raul i dha Schalkes avantazhin, mirëpo ishte Vedad Ibisevic ai i cili barazoi gjithçka pas pushimit, megjithatë, një gol i Klaas-Jan Huntelaar ndihmoi çunat e Stevens të fitojnë.
“Jam i lumtur se ne morëm tre pikë kundër një ekipi të fortë. Ne duhet të japim gjithçka për të siguruar fitoren. Unë mendoj se mundemi shumë më mirë dhe ne kemi për t’u përmirësuar edhe shumë,” tha Stevens në faqen zyrtare të klubit.
“Komplimentet për ekipin tim. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi duke luajtur shumë lojëra në këtë moment.”
Schalke është ngjitur në vend të dytë në tabelën e ligës, pas rezultateve të fundjavës. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 11:17