Spanjolli reflektoi në fitoren e ngushtë të Los Blancos kundër baskëve, në fundjavë, dhe pranon se Real Sociedad e nxori në vështirësi ekipin e tij.
Një gol i Gonzalo Higuain, në minutën e nëntë, në Anoeta Estadio, në San Sebastian, doli të jetë diferenca midis dy ekipeve, pasi Madridi u ngjit në krye të tabelës, me 25 pikë pas 10 raundeve të ndeshjeve, pas humbjes së Levantes nga Osasuna, të dielën.
Kjo ishte hera e parë në tetë ndeshje, që ekipi i Jose Mourinho kishte dështuar të shënojë tre ose më shumë gola në një ndeshje të vetme, por Ramos beson se ky rezultat i fituar me vështirësi do t’i ndihmojë ata të kërkojnë titullin e ligës nga rivalët e hidhur, Barcelona.
“Real Sociedad është një kundërshtar i komplikuar dhe ata gjithmonë bëjnë gjëra të vështira për ne, në Anoeta.”
“Ne nuk duhet që gjithmonë të fitojmë me rezultat të thellë, ne jemi të lumtur për këtë fitore. Kundërshtari ynë na bëri presion, sidomos në pjesën e dytë.”
Kampioni aktual i La Ligës, Barcelona, është në vendin e dytë, me 24 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa Levante është në vendin e tretë, një pikë prapa blaugranëve. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 10:47