Tiranë- Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi priti ekipin që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur (kualifikues për Lojrat Olimpike “Londër 2012”), i cili do të organizohet në Paris-Francë në datat 5-13 Nëntor 2011.
Ministri Bumçi shprehu konsideratën më të lartë për ekipin Kombëtar të Peshëngritjes duke i cilësuar si ekipi më i mirë i të gjithë kohrave.
Ndihem krenar, tha Ministri, me këtë grup kampionësh, me këto vajza e djem të fortë e me shpirt të hekurt që dinë të ndeshen e të sfidojnë nivelet më të larta të Peshëngritjes Botërore.
“Ju jeni krenari kombëtare për vlerat e larta që tregoni në këtë disiplinë sportive. Ju përgëzoj për punën e mirë që bëni nën drejtimin e trajnerit tuaj. Kam besim të plotë, dhe ndihem tepër i sigurtë që edhe në këtë eveniment Botëror “Paris 2011” skuadra jonë Kombëtare e Peshëngritjes do të tregojë vlerat më të mira dhe do të grumbullojë pikët e duhura ekipore për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike “Londër 2012”, u shpreh ministri duke ju uruar fitore në këtë Botëror.
Saturday, 29 October 2011 15:14