Trajneri aktual i Real Madridit, fitoi Coppa Italia, Serie A dhe Champions League me klubin e Interit para se të lëvizte për g
jigantin spanjoll në vitin 2010.
Që atëherë, ai ka qenë një vëzhgues, i punëdhënësit e tij të mëparshëm dhe ish skuadra e tij që atëherë ka ndërruar tre menaxherë në përpjekjet e dështuara për të gjetur suksesin e tij.
Claudio Ranieri ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e sezonit në Serie A, duke e ditur se një fitore mund ta rregullonte sezonin e tyre. Portugezi ka besim se fati i klubit mund të kthehet sonte, duke filluar me vizitën e 27-herë fituesit të Scudettos.
“Besoj në përvojën e Ranierit, dhe unë gjithashtu kam besim të madh në lojtarët,” tha Mourinho për La Gazzetta dello Sport.
“Siç edhe e dini, unë ende e ndjekë ekipin me interes të madh nga Spanja.”
“Ajo që unë kërkoj është një favor nga San Siro. Ne kemi nevojë për një nga ato netët kur ne Inter luanin jo vetëm 11 djemtë, por edh 60.000 tifozët ishin në anën tonë.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 15:35