Udhëheqësit e Seria A do të bëjnë udhëtim të shkurtër, në San Siro, për të ripërtërirë armiqësinë me nerazzurrët,
në “Derby d’Italia”, të shtunën.
Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Milano, Itali.
Stadiumi: Giuseppe Meazza.
Ora: 20:45.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, do të jetë pa shërbimet e portierit Julio Cesar, i cili pësoi një tërheqje muskulore në kofshë, në barazim 1-1 me Atalantën, të mërkurën.
Mbrojtësit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel janë jashtë, për shkak të lëndimeve muskulore, ndërsa Diego Forlan po ashtu është i lënduar në këmbë.
Trajnerit të Juventusit, Antonio Conte do t’i mungojë numnri 1, Gianluigi Buffon, i cili ka një dëmtim në shpatull, që e mori javën e kaluar.
Emanuele Giaccherini është afër rikthimit, por nuk besohet të jetë i gatshëm për t’u përballur me Interin, ndërsa Milos Krasic u la jashtë kundër Fiorentinës, të martën, për arsye taktike dhe mund të ketë të njëjtin fat edhe ndaj nerazzurrëve, të shtunën.
Formacioni i Interit, 4-3-1-2: Castellazzi; Maicon, Lucio, Chivu, Nagatomo; Zanetti, Thiago Mota, Stankoviç; Sneijder; Pazzini, Zarate.
Formacioni i Juventusit, 4-3-2-1: Storari; Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci, Chiellini; Vidal, Pirlo, Marchisio; Pepe, Vuçiniç; Matri. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 09:31