Mesfushori ka qenë i përjashtuar nga e shtuna në mbrëmje, në Eredivisie, për shkak të një problemi në ijë.

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, ka marrë disa lajme zhgënjyese sa i përket lëndimit të Sulejmanit, i cili thuhet se mund ta humbas ndeshjen kundër Rodas.
22-vjeçari mori një lëndim ijë në barazim 1-1 kundër Feyenoordit, javën e kaluar, dhe u detyrua ta braktisë fushën pas 55 minutash lojë.
Ajaxi ka konfirmuar tashmë, në faqen e tij zyrtare, se Sulejmani nuk do të paraqitet në ndeshjen e së shtunës, në Kerkrade.
Ish-mesfushori i Heerenveenit, ndoshta do të zëvendësohet nga Aras Ozbiliz Aras ose Jody Lukoki.
Ajaxi aktualisht është në vendin e gjashtë në tabelë, me 17 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa Roda në vendin e 13-të. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 19:32