Lyon do t’i vlerësojë ofertat që vijnë për lojtarin Dejan Lovren, deklaroi agjenti i lojtarit, Nikky Vuksan, për Calciomercato.

Kroati iu bashkua francezëve më pak se dy vjet më parë, por tani agjenti i tij pretendon se 22-vjeçari mund të largohet nga Stade de Gerland, pasi për të janë të interesuara një mori klubesh.
“E di që shumë klube evropiane, duke përfshirë ekipet italiane dhe spanjolle, kanë bërë hetimet në lidhje me lojtarin, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka bërë hapa konkretë apo oferta.
“Lyon janë duke kaluar një kohë të vështirë nga pikëpamja financiare. Unë mendoj se, në qoftë se ne marrim një ofertë të mirë, atëherë klubi do të vlerësojë atë,” tha Vuksan.
Lyon e pret Saint-Etiennen, të shtunën, pasi që ka mposhtur skuadrën e Christophe Galtier, në mesjavë, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 18:47