Të dy mbrojtësit ishin të lënduar, dhe tani bëhet e ditur se që të dy janë të gatshëm për ndeshjen kundër Mallorcas në këtë fundjavë.
Lajme të mira për trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola. Gerard Pique dhe Carles Puyol janë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës, kundër Mallorcas.
Pique ka rifilluar tashmë trajnime të rregullta, pasi u shërua nga një dëmtim dhe Barcelona kanë konfirmuar tashmë në faqen e tyre zyrtare, që atij i është bashkuar tani edhe Puyol.
Puyol kishte humbur ndeshjen e fundjavës së kaluar në barazim kundër Sevillas 0-0 dhe fitoren mbi Granadan, për shkak të problemeve me lëndimin, por spanjolli është rikthyer në trajnim dhe tani i është dhënë drita e gjelbër që ai mund të luajë.
Barcelona aktualisht është në vendin e tretë, në La Liga, me 21 pikë nga nëntë takime. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 10:12