Skuadra nga Premiera Divizion është e etur për të forcuar vijën e mesfushës, dhe trajneri Marcelino e sheh Krasiçin si nënshkrim të përsosur.
Krasiç ka qenë duke luftuar për vend të rregullt në javët e para të fushatës 2011-12, dhe edhe pse trajneri i Juventusit, Antonio Conte, theksoi më parë në këtë javë se ai ende ka një rol për të luajtur në Torino, anësori mund të vendosë për të lëvizur, nëse gjendja e tij nuk arrin të ndryshojë para pushimeve të dimrit.
26-vjeçari iu bashkua Juventusit nga CSKA Moska, në verën e vitit 2010 dhe shpejt u bë një lojtar kyç në sezonin e tij të parë. Megjithatë, ai deri më tani nuk ka qenë në gjendje për ta bindur Conten me cilësitë e tij.
Krasiç ka një kontratë me Juventusin, e cila shkon deri në verën e vitit 2014, dhe një ofertë të madhe prej 10 milionë eurove do të jetë ndoshta e nevojshme për të joshur Zonjën e Vjetër. (LajmeShqip.com)
Thursday, 27 October 2011 13:41