Një shifër simbolike është mbërritur në Londër. Plot 2012 apartamente të fshatit olimppik janë ndërtuar për Lojrat që do të zhvillohen në vitin 2012.
Një përkim i bukur, por që nuk do të mbetet i tillë për një kohë të gjatë.Kjo sepse ndërtimi i apartamenteve në fshatin olimpik do të vazhdojë dhe synimi është që të ndërtohen gjithsej 2 800 të tillë.
Në këtë fshat olimpik do të vendosen gjithsej 23 000 atletë e zyrtarë, nga të cilët, 17 000 atletë olimpistë dhe 6 000 atletë paraolimpikë.
Pas një muaji të gjithë apartamentet do t’i dorëzohen Komitetit Organizator të Lojrave Olimpike në Londër, ndërsa pas olimpiadës këta do të kthehen në shtëpi banimi, pra një lagje e re e Londrës.
“Ne jemi vetëm një muaj larg dorëzimit të apartamenteve Komiteti Organizator të Lojrave Olimpike në Londër. Do të jenë ata që do t’i japin dorën e fundit. Deri tani janë ndërtuar mbi 2 000 nga 2 800 apartamentet e parashikuar dhe që do të jenë një trashëgimi fantastike për Londrën”-thotë Denis Houn, organizator i Olimpiadës.
Fshati olimpik është i vendosur pranë Parkut Olimpik dhe në të do të ketë edhe dyqane, restorante si dhe qendra mjekësore, mediatike dhe argëtuese.
Wednesday, 26 October 2011 19:14