Daily Star thotë se Fergie ka mbetur i habitur nga kapitullimi i United nga Citty, në Old Trafford.
Ai tani është i gatshëm ti ofroj hiq më pak se 40 milionë funte për Wesley Sneijder.
Holandezi ka qenë një nga objektivat afatgjatë të Fergie. Ai e kaloi gjithë verën duke u përpjekur për të nënshkruar me atë, por nuk arriti te një marrëveshje me gjigantët italianë.
Skautët ishin të frustruar se si United refuzoi të paguajë çmimin e kërkuar nga Interi, ndërsa Sneijder kishte kërkuar më tepër se 200.000 funte në javë.
Por, Fergie mbetet një tifoz i madh i holandezit dhe e di se ai do të jetë zëvendësim ideal për Paul Scholes, i cili doli në pension në verë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 October 2011 10:15