Siç edhe kishte deklaruar trajneri i Barcelonës, para ndeshjes, ashtu edhe doli, Granada u tregua e rrezikshme dhe i shkaktoi probleme Barcelonës që si gjithmonë e filloi takimin me një posedim të lartë të topit dhe me plot raste, mirëpo të pakonkretizuara.
U desh minuta 33’ që heroi i këtij takimi, Xavi Hernandez, ta mposhtë portierin nga gjuajtja e lirë, ky doli të jetë goli vendimtar i takimit.
Në pjesën e dytë, Romeo, u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, dhe Granada mbetën me një lojtar më pak në fushë, por Barça prap nuk arriti të shënonte gol.
Barça për momentin merr kreun, së paku deri në mbrëmje kur Real Madrid do të takohet me Villareal dhe Levante do ta mirëpresë Real Sociedadin. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 October 2011 09:30