Megjithatë, pavarësisht fillimit zhgënjyes të Villarrealit, Karanka ka paralajmëruar skuadrën se për të marrë tre pikë nga “nëndetësja e verdhë” nuk do të jetë një detyrë e lehtë.
“Ne e shohim Villarreal si një ekip i cili na krijoi shumë probleme vitin e kaluar,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.
“Ata kanë një trajner të madh, i cili ka qenë në klub për shumë vite, dhe ata do të krijojnë shumë probleme për ne, ata janë një ekip shumë më i mirë se sa duken.”
Karanka dha një informacion mbi Nuri Sahin, i cili duket të jetë në fazën përfundimtare të shërimit të tij nga problemi në gju, pasi ai ka trajnuar me pjesën tjetër të skuadrës të martën në mëngjes.
“Ai ka trajnuar me ekipin për herë të parë dhe ne jemi të gjithë të lumtur, sidomos ai,” vuri në dukje Karanka.
“Ai duhet të jetë i durueshëm, sepse ai është jashtë veprimit për një kohë të gjatë. Shërimi i tij i plotë nuk do të ndodhë brenda natës.”
Asistenti i Jose Mourinho vazhdoi duke përgëzuar edhe Levanten, të cilët janë në krye të tabelës, duke thënë: “Tani për tani, ata janë ekipi më i fortë në La Ligë.”
“Ata nuk fituan vetëm 2 ose 3 ndeshje, ata janë që 8 javë pa humbje. Kur mendoni se ata do të bien në tabelë ata fitojnë me lehtësi.”
“Për një klub në gjendjen e tyre, duhet vetëm fjalë të mira.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 October 2011 18:08