Pep Guardiola ka paralajmëruar lojtarët e tij të mos e nënvlerësojnë Granadan, në ndeshjen e së martës, në La Liga dhe ai mendon se skuadra e promovuar rishtas ka mjaft cilësi.

Katalunasit morën një barazim përballë Sevillas në fundjavën e kaluar, por 40-vjeçari pret një lojë të ndryshme këtë herë dhe ndjen se ndeshja në Granada do të jetë një test i mirë për ekipin e tij.
“Granada janë të aftë dhe të gatshëm për të marrë rreziqet dhe janë shumë dinamikë. Një numër i rezultateve të tyre të këqija nuk kanë qenë të merituara në të gjitha ndeshjet,” theksoi Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Ne mendojmë se do të jetë një lojë e ndryshme nga ajo kundër Sevillas”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 October 2011 11:56