Katalunasit nuk morën më shumë se një barazim kundër Sevillas, të shtunën, ndërsa Madridi ka shënuar një fitore të
rehatshme 4-0 ndaj Malagas.
“Kjo është vetëm një shfaqje e veçantë në këtë pikë. Ata janë përpara nesh, dhe natyrisht se ata do të jenë të lumtur për këtë,” tha Alves në faqen e internetit të Barcelonës.
“Ne jemi pas tyre tani, por ka një rrugë të gjatë për të shkuar ende, dhe unë jam i sigurt se shumë gjëra do të ndodhin.”
Braziliani pastaj theksoi se barazimi i së shtunës nuk do të ndikojë në formën e Barcelonës për të shkuar përpara.
“Çdo gjë është e vështirë dhe e komplikuar, por nuk ka asnjë mënyrë që kjo do të na bëjë të dyshojmë në veten. Ne jemi një ekip i madh, fituam, humbëm apo barazuam. Ne e kemi treguar këtë për shumë vite dhe një rezultat nuk do të ndryshojë këtë.”
Barcelona aktualisht është në vendin e tretë në tabelën e ligës, me 18 pikë nga tetë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 October 2011 21:58