Mitrovicë – Është përuruar sot rinovimi i fushës sportive “Tenisi” në Stan Tërg, e cila ishte përdorur në vitet ’30 të shekullit të kaluar nga anglezët që menaxhonin minierën “Trepça” dhe paraqet fushën më të vjetër t
ë tenisit në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi.
Përurimi u bë nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe menaxheri i “Trepçës”, Ferat Shala, të cilët shprehën kënaqësinë për këtë projekt të rëndësishëm për banorët e zonës dhe punëtorët e minerës.
Rinovimi i fushës “Tenisi” është realizuar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe ndërmarrjes “Trepça”, pas nënshkrimit të një memorandumi.
“Trepça” ka marrë përsipër që fushën e sportit ta ofrojë për shfrytëzim falas për banorët që jetojnë në këtë zonë të Mitrovicës, të njohur prej kohësh për minierën e Stan Tërgut, të pasur me plumb e zink, por edhe argjend e ar.
Monday, 24 October 2011 20:29