Barça humbi dy pikë dhe në ndeshjen kundër Sevillas, dhe tani e shohin veten në vendin e dytë në tabelë.
“Messi do të vazhdojë t’i ekzekutojë penalltitë,” këmbënguli Andreas Iniesta. “Ai ka kurajon për t’i mbajtur ato, sepse vetëm ata që guxojnë të dështojnë do të kenë sukses.”
Victor Valdes, tha: “Ai është më i miri në botë dhe e di se ne jemi të gjithë nga ana e tij.”
Seydou Keita, shtoi: “Messi është një konkurrent i madh, gjithmonë dëshiron të fitojë, por këto gjëra ndodhin.”
Ndërsa, Adriano, këmbënguli: “Leo është më i miri në botë dhe do të vazhdojë duke ekzekutuar dënimet.”
“Askush nuk dyshon në atë, pasi nuk shënoi për dy ndeshje. Kjo është e çmendur.” (LajmeShqip.com)
Monday, 24 October 2011 19:41