Bayern Munich kanë theksuar se ata nuk janë të interesuar për nënshkrimin e gjermanit të Borussia Monchengladbach, Marco Reus, në këtë moment.
Një raport bëri me dije se bavarezët janë duke e vëzhguar nga afër përparimin e anësorit, por zëdhënësi Markus Howick ka hedhur poshtë zërat se Reus është në rrugën e tij për Bayern.
“Një transferim eventual të Reus tek Bayern nuk është një çështje për ne tani. Kjo çështja nuk ka qenë e diskutuar brenda,” tha Howick për Rheinischen Post.
22-vjeçari ka qenë një nga yjet e sezonit 2011-12 deri më tani, dhe kohët e fundit bëri debutimin e tij për Gjermaninë.
Ai ka një kontratë me Borussia Monchengladbach deri në verën e vitit 2015, por thuhet se ka një klauzolë të lirimit, të vlefshme 18 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Sunday, 23 October 2011 08:42