Raportet mjekësore që vijnë nga klubi i Torinos, tregojnë se Buffon do të jetë i mënjanuar për dy javë, dhe rrezikon të humbasë edhe ndeshjen kundër Interit, fundjavën e ardhshme.
Buffon nuk është në gjendje për të luajtur, kurse Marco Storari do të zëvendësojë dhe do të bëjë paraqitjen e tij të parë nën administrimin e Antonio Contes.
Buffon ka pasur probleme të shpeshta dhe tani ky vjen në muzg të karrierës së tij, kurse ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka deklaruar se veterani nuk është aq i mirë sa ishte deri dy vjet më parë.
“Mendoj se tani Morgan De Sanctis i Napolit është portier më i mirë se Bufon,” tha 54-vjeçari, për Radio KDF.
“Pasi Gigi u lëndua rëndë dhe ishte shumë kohë jashtë veprimit, është shumë e vështirë për të që të kthehet në atë që ishte. Ai kurrë nuk do të jetë i njëjtë.”
Arturo Vidal ka qenë, gjithashtu, i lënë jashtë nga skuadra e Contes, pasi kishte një tërheqje muskulore në kofshë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 23 October 2011 08:45