Manchester City udhëton tek Manchester United si udhëheqës i ligës dhe gjithçka mbetet të shihet në fundjavë.
“Po sigurisht ata janë ekip i mirë,” tha Wenger.
“Ata kanë pasur një fillim të mirë dhe kanë skuadër të fortë. Ju nuk prisnit që ata të nxjerrin kaq shumë pikë, por ende besoj se ju mund të shihni se ata janë të ndryshëm në Ligën e Kampionëve, pra, gjithçka mund të ndodh.”
“Është shumë herët për t’u thirrur në lojën e së dielës dhe është e mahnitshme se sa shpejtë njerëzit i bëjnë konkluzionet. Le të mos harrojmë që kemi luajtur tetë ndeshje dhe kemi për t’i luajtur edhe 30 të tjera. Kurrë nuk është vendosur kampionati pas nëntë ndeshjeve.”
“Do të jetë një lojë interesante për ta parë, por në përgjithësi, pavarësisht se ç’do të ndodhë në këtë lojë, kampionati mbetet ende i hapur. Për të gjithë të tjerët në Premier League rezultati është interesant, unë mendoj se do të jetë një barazim.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 October 2011 09:22