Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, shpreson të luajë të dielën kundër Manchester United.
Ai insiston se nuk do të shkojë shumë gjatë dhe derbi ndërmjet Man City dhe Man United do ta tejkalojë El Classicon në mes të gjigantëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.
Sulmuesi i diskutueshëm italian, tha: “Ndoshta tani City vs. United është një ndeshje e mirë futbolli. Nëse unë do të isha i ulur në shtëpi dhe po të kisha mundësi të shikoj njërën nga dyja, unë do ta shikoja United vs City.”
“Barcelona vs. Real Madrid është loja më e madhe tani për tani, por së shpejti United vs City do të jetë derbi më i madh në botë.” (LajmeShqip.com)
Friday, 21 October 2011 17:50