Mesfushori ka impresionuar në fitoren kundër Genk, në Ligën e Kampionëve.
“Çfarë ju patë nga Oriol është mënyra se si ai ishte edukuar nëpër shkolla të Barcelonёs, e cila është edukimi më i mirë i mundshёm për momentin,” shpjegoi Vila Boas.
“Ai e vë talentin e tij individual për objektivat e ekipit dhe kjo tregon në rrjedhshmërinë në atë pozitë, por, të dy, edhe Raul Meireles dhe John Obi Mikel, gjithashtu, janë fantastikё në këtë sezon.”
“Oriol merr pozicione të ndryshme nga të tjerët, të cilët po përballen me kundërshtarët. Oriol dëshiron që të marrë topin nga portieri dhe mbrojtësit qendrorё, dhe prej aty ai e organizon lojën. Kjo është mënyra se si ai ishte i arsimuar dhe ne do të përfitojmë nga talenti i tij”, tha AVB. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 October 2011 18:36