Vizitorët do të jenë në kërkim për t’i dhënë fund formës së dobët, pasi që kanë humbur në tri lojë, ndërsa blues do të synojnë për të qëndruar krye të Grupit E dhe të vazhdojnë rekordin e tyre të pamposhtur.
Ndeshja zhvillohet më: 19 tetor 2011
Vendi: Londër
Ora: 20:45
Stadiumi: Stamford Bridge
Gjyqtari i takimit: A. Nikolaev,
Shqetësimi i vetëm për Chelsean është dëmtimi i Ramires, i cili ka një problem në gju, që e mori kundër Evertonit në fundjavë, dhe ka të ngjarë të zëvendësohet nga Florent Malouda.
Pas një performance të dyshuar kundër Evertoni, John Obi Mikel mund të zëvendësohet nga Raul Meireles, i cili po rri duarkryq.
Andre Villas Boas-ka gjasa të fillojë me Fernando Torres, i cili aktualisht vuan një pezullim të brendshëm, por që do të jetë gati për të filluar në këtë takim.
Genk do të jetë pa Jose Nadson, Torben Joneleit, Jelle Vossen dhe Simaeys Jeroen, për shkak të lëndimeve.
Formacioni i mundshëm i Chelsea, 4-3-3: Cech; Bowsingwa, David Luiz, Terry, Cole; Malouda, Meireles, Lampard; Sturridge, Torres, Mata.
Formacioni i mundshëm i Genk, 4-3-1-2: Koteles; Ngongca, Masuero, Vanden Borre, Pudil; Hyland, De Bruyne, Buffel; Tozser; Ogunjimi, Brada. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 16:37