Skuadrat e filluan takimin të balancuara, dhe u desh minuta e 29’ që lojtari i CSKA-së, Doumbia, ta zhbllokoje r
ezultatin për rusët.
Të dyja palët kishin disa raste, por asnjëra nuk i shfrytëzuan dhe gjysma e parë u mbyll me rezultat 1-0 për rusët.
Edhe pjesa e dytë filloi me shumë sulme nga të dyja anët, ndërsa në minutën e 48’ rusët kishin një shans të qindpërqindtë, por portieri i skuadrës turke e shpëtoi portën.
Pas një super-aksioni që mori skuadra turke, në minutën e 57’, ishte shumë afër golit, por nuk arriti që njëri nga lojtarët të devijojë topin.
Pas një kundërsulmi nga rusët, në minutën e 76’ shënoi Alexander Cauna për rezultatin 2-0, ndërsa dhjetë minuta më vonë, ishte Doumbia ai i cili shënoi për 3-0 dhe e thelloi rezultatin në dëm të turqve.
Tani CSKA është barazuar me pikë me Trabzonsporin, mirëpo nëse Inter fiton kundër Lille, atëherë automatikisht do të kalojë i pari në tabelë, me 6 pikë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 October 2011 21:28