Ludovik Obraniak dhe Dimitri Payet janë rikthyer nga lëndimet në fundjavë si dhe Musa Sow e ka marrë veten nga një dëmtim dhe mund të jetë në stol të martën.

Claudio Ranieri do të duhet të kënaqet pa Walter Samuel, i cili pësoi një lëndim në këmbë në humbjen 2-1 nga Catania të shtunën.
Andrea Ranocchia, gjithashtu, do të mungojë për shkak të lëndimit, ndërsa Diego Forlan nuk ka të drejte paraqitjeje. Wesley Sneijder është kthyer në trajnime dhe ka të ngjarë të shfaqet pas dy sulmuesve.
Formacioni i mundshëm i Lille, 4-3-3: Landreau; Debuchy, Rozenhal, Basa, Beria; Balmont, Mavuba, Pedretti; Cole, Payet, Hazard.
Formacioni i mundshëm i Interit, 4-3-1-2: Julio Cesar; Maicon, Lucio, Chivu, Zanetti; Stankoviç, Cambiasso, Obi; Sneijder; Pazzini, Milito. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 October 2011 15:01