Juventusi e filloi takimin duke e kërkuar vazhdimisht golin por nuk e arriti atë në pjesën e parë, gjithashtu edhe Chievo ku aktivizohet kosovari, Përparim Hetemaj ishte e përqendruar më shumë në kundërsulme dhe arriti të shënoj një gol i cili u anulua dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë pa gola.
Djemtë e Antonio Contes edhe pse e dominuan thuajse të gjithë takimin nuk arriti të shënoj gol dhe ti marrë tre pikë në udhëtim tek Chievo.
Në minutën e 69’ u aktivizua edhe legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero për të cilin ishte edhe ndeshja e 682 në fanellën e Juventusit.
Në minutën e 72’ kapiteni, Del Piero ishte i pa fat pasi gjuajti me kokë por topi goditi shtyllën.
Ndeshja përfundoj pa gola dhe Juventus së bashku me Udinese mbajnë kreun e tabelës në Seria A ndërsa Chievo është në kuotën e nëntë pikëve. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 17:27