Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, këmbëngulё se ai është më i uritur se kurrë më parë për të fituar trofe me Interin.
27-vjeçari ka qenë jashtë veprimit nga një dëmtim në ije, që nga 24 shtatori kundër Bolonjës.
“Unë jam duke u përpjekur për të fituar trofe, si gjithmonё, dhe për të fituar, gjërat që ju duhet tё bёni ёshtё të qëndroni në formë dhe të vazhdoni të luani në nivelet më të larta”, tha holandezi për La Gazzetta dello Sport.
“Unë kam qenë në gjendje për të fituar shumë gjëra të këndshme, dhe kam fituar trofe të mëdhnj me Interin në të kaluarën, por unë jam gjithmonë i uritur”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 October 2011 13:16