I riu brazilian ka pësuar një problem muskulor gjatë trajnimit dhe do të përballet me një mosveprim për një kohë të pacaktuar.

Coutinho u lëndua gjatë seancës të së enjtes dhe një hetim ka treguar se 19-vjeçari ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në bicepsin e këmbës së majtë.
Nuk dihet ende se sa kohë do të jetë jashtë veprimit, por nuk ka gjasa që ai do të paraqitet kundër Catanias, të shtunën.
Inter ka qenë duke luftuar për të gjetur formën e tij të mirë në javët e para të hapjes së fushatës 2011-12 dhe aktualisht është në vendin e 17 në Serie A, me katër pikë nga pesë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Friday, 14 October 2011 11:11