Gjermani ka ndrydhur gjurin e tij dhe do të monitorohet gjatë ditëve të ardhshme, në mënyrë që të përcaktohet nëse ai mund të luajë në këtë fundjavë.
“Klose u kthye brenda nga kampi i Gjermanisë,” thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Lazios. “Ne po shikojmë në mesditë që ai të shkojë në klinikën Paidea, i shoqëruar nga mjekët klubit dhe do t’u nënshtrohet testeve të specializuara”, thuet në kumtesë.
“Sipas këtyre testeve është konfirmuar prania e një ndrydhjeje të vogël, në gjendje të avancuar të shërimit në ligament, kolateralin e gjurit të majtë.”
“Nga kjo pasdite ai do t’i nënshtrohet terapisë dhe për ndeshjen e së dielës, gjendja e tij do të vlerësohet gjatë 48 orëve të ardhshme.”
Lazio do të ndeshet me rivalin e përgjakshëm lokal, Romën në Stadio Olimpico. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 12 October 2011 12:46