Legjenda holandeze mund të bëhet “Karl-Heinz Rummenigge i Ajaxit”, pasi ai ka shprehur interesin e tij në ribashkimin me ish-klubit e tij.
Ish-lojtari dhe trajneri i Ajaxit ka treguar interes për t’u kthyer në Amsterdam Arena, pasi Johan Cruyff njoftoi se ai e donte Van Basten për ta bërë drejtor teknik të klubit.
Ish-lojtari i Holandës aktualisht është në bisedime me bordin mbikëqyrës të Ajaxit, ku Cruyff është anëtar, ata po shikojnë për të sjellë ish-sulmuesin përsëri në klub. Van Basten thotë se ai është i interesuar në marrjen e rolit si drejtor ekzekutiv, por insiston se ai ka nevojë për kohë për të marrë një vendim.
“Unë mund të vazhdoj të jetoj dhe punoj në Amsterdam”, tha Van Basten për AD Sportëeireld.
“Por, unë nuk do të nxitoj dhe për fat të mirë aty është edhe Johan Cruyff.”
Raportohet se ardhja e Van Bastenitt si shef ekzekutiv nuk do të ndikojë në rolin e drejtorit teknik Blind Danny, i cili do të mbetet në pozicionin e tij aktual. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 12 October 2011 08:39