Përfaqësuesi ndërkombëtar i Belgjikës ka zbuluar se klienti i tij është gati për të kaluar në një klub të madh dhe shtoi se ai do të jetë i hapur për një transferim tek gjigandët spanjoll.

Bico mendon se Hazard ka treguar se ai e ka atë se ç’farë duhet të ketë sukses në Santiago Bernabeu.
“Ai ka treguar që nga fillimi i kësaj fushate që ai mund të luajë për ndonjë nga klubet e mëdha, përfshirë Real Madridin,” tha agjenti i lojtarit për Marca.
“Është e qartë për të parë se ai është pjekur shumë kohët e fundit dhe ai duket gati për të bërë hapin tjetër në karrierën e tij.”
“Është e vërtetë se Real Madrid kanë qenë duke e shikuar atë për një kohë. Unë nuk mendoj se prania e Zinedin Zidane do domosdoshmërish të jetë faktor vendimtar. Zidane e ka vlerësuar gjithmonë atë, por që, më vete, nuk do të jetë e mjaftueshme.”
Lojtari ka një kontratë me Lille deri në verën e vitit 2015. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 11 October 2011 12:15