Van Persie mendon se përparimi i Holandës në vitet e fundit i bënë ata një nga kandidatët kryesorë për të shkuar gjatë gjithë rrugës dhe shtoi se ata janë përpara ekipeve, si Italia dhe Franca.
“Është e drejtë të thuhet se Holanda është një nga katër, ndoshta pesë ekipet, që janë të preferuarat për të fituar Euro 2012. Unë mendoj se të gjithë pak a shumë në Evropë janë dakord me mua për këtë,” tha Van Persie.
“Asnjë ekip nuk ka bërë përparim sa ne, që nga kampionati i fundit evropian. Ekipet si Franca dhe Italia nuk kanë bërë hapa të ngjashëm përpara.”
Holanda është në krye të tabelës, në Grupin E, të fushatës kualifikuese Euro 2012, me 27 pikë nga nëntë ndeshje dhe kanë rezervuar tashmë biletën për turneun e vitit të ardhshëm.
Holanda takohet me Suedinë, të martën, në kualifikimet përfundimtare. (LajmeShqip.com)
Monday, 10 October 2011 16:44