Megjithatë, 25-vjeçari ka hedhur poshtë sugjerimet se tani Zonja e Vjetër ka humbur besimin tek ai.
“E vërteta është se Juve gjithmonë besonte tek mua,” tha ai i entuziazmuar, sipas Tuttosport. “Në të kaluarën, lëndimet e kanë kushtëzuar karrierën time. Tani në fund unë jam mirë.”
Marchisio ka qenë në formë të mirë në fazat e hershme të këtij sezonit dhe shënoi dy gola në fitoren e Juventus ndaj AC Milan në Serie A para pushimeve ndërkombëtare.
Ai pastaj shënoj edhe për Italinë e Cesare Prandellit në barazimin 1-1 me Serbinë në kualifikueset për Euro 2012 të premten.
Shfaqje të tilla si këto kanë nxitur shumë për të krahasuar atë me legjendën e Italisë dhe Juves Marco Tardelli.
“Krahasimi me Marco Tardelli nuk më tremb mua,” tha ai.
Marchisio është shëruar në kyçin e këmbës që e dëmtoi javën e kaluar dhe është në dispozicion për përballjen e Italisë me Irlandën e Veriut në kualifikueset e fundit e tyre të Euro 2012 në Pescara të martën. (LajmeShqip.com)
Monday, 10 October 2011 12:08