“Nuk kam asnjë zhgënjim në rezultatin përfundimtar, duke parë se si ne u larguam kundër një Italie që ishte
super e organizuar në çdo cep të fushës,” tha ai për Repubblica.
“Unë personalisht e përshëndes Cesare Prandellin, sepse unë pashë një Itali shumë të fortë dhe tani ata janë në mesin e tri skuadrave më të forta në botë.”
“Prandelli ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ne nuk mund të kishim bërë më mirë kundër tyre,” deklaroi ai.
“Nuk tallem me himnin kombëtar të askujt,” këmbënguli Stankoviç.
“Ne jemi një popull plot me krenari, por duhet të tejkalojmë mungesën e një fitoreje këtu dhe të përqendrohemi vetëm në ndeshjen tjetër me Slloveninë.”
“Në fund të fundit, shanset tona për kualifikim janë ende të paprekura”, përfundoi ai.
Serbia mund të arrijë Play off-in, duke përfunduar në vendin e dytë, dhe do ta bëjë këtë në qoftë se ata e mundin Slloveninë të martën në mbrëmje. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 18:42