Me një fillim më të ngadaltë se sa pritej në këtë fushatë, kampionët italianë janë të etur për të mbështetur skuadrën e tyre, duke sjellë nënshkrime në vitin e ri.

Maxwell ka pasur një kohë të lëndimit në Camp Nou dhe tani Eric Abidal dhe Adriano janë preferencat e Pep Guardiolas, ndërkohë që Milan është hedhur në aksion për brazilianin.
Khedira, ndërkohë, u kritikua ashpër nga trajneri Jose Mourinho, pasi që ishte nxjerrë jashtë kundër Levantes, në fillim të sezonit, për ekipin nga Santiago Bernabeu, dhe përballet me konkurrencë për një vend si titullar.
Me Xabi Alonso që e ka vendin e sigurt në mesfushën qendrore, gjermani ka për të konkurruar me Lassana Diarra dhe Nuri Sahin për një vend titullar, dhe skuadra nga Madridi është e gatshme për të negociuar një shitje të mundshme.
Thuhet se Milani është i gatshëm të ofrojë 10 milionë për 24-vjeçarin, por mund të përballet me konkurrencën nga Manchester City. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 16:02