Gjigantët katalunas kanë fituar tre tituj të njëpasnjëshëm në La Liga dhe dy herë Ligën e Kampionëve, të cilat ish-trajneri i Interit i ka duartrokitur.
“Kam dëgjuar se Guardiola është një punëtor i madh, se ai e pëlqen futbollin me një pasion dhe ne jemi duke folur për një trajner të madh, i cili ka një ekip të madh në këtë kohë,” tha ai për Mundo Deportivo.
Kur u pyet nëse ai ndjen se kampionët aktualë të La Ligës janë ekipi më i mirë i të gjitha kohërave, 51-vjeçari ka refuzuar të përgjigjet në një mënyrë apo tjetër.
“Milano i Arrigo Sacchit ka qenë skuadër e madhe dhe Barcelona e Guardiolas është skuadër e madhe. Ata jo vetëm që të fitojnë tituj si të tjerët, por ata fitojnë duke luajtur mirë”, përfundoi ai.
Benitez ka qenë pa punë, pasi u shkarkua si trajner i Interit në dhjetor të vitit 2010. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 15:28