Sulmuesi i Real Madridit shënoi një hat-trik dhe ka asistuar pë Lionel Messin. Higuain ishte i kënaqur që skuadra e tij kombëtare filloi fushatën për kualifikuese me këmbë të djathtë.
“Kjo vetëm sa ka filluar, por është e rëndësishme të nisemi në këmbë të drejtë,” tha ai për TN. “Ne jemi të lumtur dhe shpresojmë që tifozët tanë janë kështu.”
“Një fitore si kjo, në fillim të kualifikueseve, ju lejon të keni besim. Ishte shumë e rëndësishme për të filluar me një fitore”, shtoi Higuain.
“Ne jemi shumë të kënaqur me punën, por ne duhet të vazhdojmë së bashku këtë udhë, për të arritur atë që duam.”
Me tre pikë në qese, tani Argjentina do të takohet me Venezuelën, të martën. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 11:59