40-vjeçari që e zëvendësoi trajnerin Frank Rijkaardin, Gurdiola, që atëherë ka fituar shumë trofe, ndër ta tre në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, pavarësisht nga sukseset, Guardiola ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë afatgjatë, në mënyrë që ta ketë në kontroll të ardhmen e tij.
“Çdo ditë Unë mendoj se jam duke e lënë një ditë pas. Unë punoj më mirë kur e di se kam lirinë për të vendosur mbi të ardhmen time”, citohet të ketë thënë në Sport.
“Ekziston rreziku që ju të humbni pasionin tuaj për atë që bëni, kur të nënshkruani një kontratë afatgjatë. Kjo është e gjitha për pasion. Pasuria më e madhe që dikush mund ta ketë është duke bërë diçka që ju e doni më të vërtetë. Ky është thelbi i çdo gjëje, sipas mendimit tim”, tha ai.
Guardiola ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2012 dhe agjenti i tij, Jose Orobitg, kohët e fundit theksoi se ai është ende shumë i lumtur me jetën në Camp Nou. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 October 2011 15:17