Suedezi ka zbuluar këtë javë se ai është pranë përfundimit të karrierës së tij dhe ai nuk është më i motivuar
për të luajtur futboll, sikurse kur ishte në rininë e tij.
Megjithatë, Raiola ka bërë të qartë se komentet e Ibrahimoviqit u frymëzuan nga humbja e Milanit 2-0 kundër Juventusit, fundjavën e kaluar.
“Unë fola me të dhe ai nuk duket të jetë i ulët në moralin.
Ai ishte i zhgënjyer pak për shkak të humbjes ndaj Juventusit, kur ai i bëri këto komente,” tha Raiola për La Gazzetta dello Sport.
“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë për të luajtur deri në moshën 35 vjeç.
“Është normale që ai nuk është më si më parë, me plot energji. Kjo thjesht ndodh kur koha kalon.” 30-vjeçari ka një kontratë me AC Milan deri në verën e vitit 2015. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 October 2011 15:45