Megjithatë, pas bisedimeve kriza, e cila zgjati për gati 10 orë, AEK kanë rënë dakord në fund për një pagesë ku besohet të jetë rreh 1 milionë euro duke i lejuar ata të përshpejtojnë kërkimin e tyre për një pasues.

“Manolo do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë që ka fituar Kupën e Greqisë për herë të parë në shumë vite,” thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të AEK.
Jimenez ishte fillimisht një sukses në stadiumin olimpik, ku fitoj Kupën greke në maj, por pavarësisht se fituoi tre nga katër ndeshjet e tyre këtë sezon, ata kanë bërë një fillim të dobët në garën evropiane, duke çuar në largimin e tij.
Raportet në Greqi kanë sugjeruar që ish-lojtari dhe trajneri Nikos Kostenoglou është i preferuari i padiskutueshëm për të zënë vendin e Jimenez tek AEK. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 October 2011 12:06