Cesc la “gunnersat” për Barcelonën, verën e kaluar.
“Unë ende flas me Cesc mjaft,” tha Wilshere, për Evening Standard të Londrës. “Ai më shkroi mua një ditë pas operacionit.”
“Ai ka lidhjen me Barcelonën dhe kishte qenë vazhdimisht i lidhur me atë klub për disa vite, kështu që unë mendoj që ne gjithmonë e dinim se ai një ditë do të shkonte aty.”
“Sidomos në këtë vit, Cesc dëshironte të largohej dhe kur një lojtar kërkon të largohet, nuk mund ta ndal askush dhe shefi bëri gjënë e duhur. Ai do të mbetet lojtar i madh për ne dhe ishte një nga lojtarët tanë më të mirë për gjashtë vitet e fundit.”
“Nëse shikoni në atë tani, ai është fluturues, do të jetë mirë në qoftë se ai kthehet një ditë. Dera është gjithmonë e hapur për të, ai është një legjendë e Arsenalit dhe unë mendoj se tifozët do ta mirëpresin atë përsëri.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 17:32